Dominique de Villepin
Dominique Marie François René Galouzeau de Villepin (Dominik dë Vilpën, 14 nëntor 1953, Rabat, Marok),[1] diplomat, politikan dhe shkrimtar francez. Në periudhën 2002-2007, nën presidentin Jacques Chirac, de Villepin-i shërbeu si ministër i jashtëm, i brendshëm dhe përfundimisht, për dy vite, kryeministër i Francës[2].
Dominique de Villepin | |
---|---|
Kryeministri i Francës | |
Në detyrë 31 maj 2005 – 17 maj 2007 | |
Paraprirë nga | Jean-Pierre Raffarin |
Pasuar nga | François Fillon |
Ministri i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 31 mars 2004 – 31 maj 2005 | |
Paraprirë nga | Nicolas Sarkozy |
Pasuar nga | Nicolas Sarkozy |
Ministri i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 7 maj 2002 – 31 mars 2004 | |
Paraprirë nga | Hubert Védrine |
Pasuar nga | Michel Barnier |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Rabat, Marok | 14 nëntor 1953
Nënshtetësia | Francez |
Partia politike | Rigrupimi për Republikë |
Punësimi | Diplomat Ekonomist Politikan |
Me formimin klasik të elitës franceze—universitetin në njërën nga shkollat e mëdha (grands écoles) të sistemit universitar francez, Institutin e Studimeve Politike (Sciences-Po) dhe sidomos studimet pasuniversitare në Shkollën Kombëtare të Administratës—de Villepin-i e nisi karrierën si diplomat, duke shërbyer viteve 80 si ambasador i Francës në Uashington dhe si këshilltar i ambasadës në New Delhi.
Përkrahës i presidentit Chirac, ai arriti popullaritet ndërkombëtar si ministër i jashtëm i Francës në vitet 2002-2004 kur kundërshtoi hapur pushtimin e Irakut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe grupi i vendeve që iu bashkuan atyre.[3]
Në vitin 2012, rival i presidentit të djathtë në pushtet Nicolas Sarkozy, de Villepin-i ishte njëri nga kandidatët e së djathtës për president të Francës në zgjedhjet që panë fitues socialistin François Hollande[2].
I dhënë pas të shkruarit, de Villepin ka botuar një seri esesh historike mbi periudhën e Napoleonit.[1]
- ^ a b Faqja zyrtare e Dominique de Villepin Arkivuar 22 shtator 2017 tek Wayback Machine-it.
- ^ a b Caroline Wyatt Profile: Dominique de Villepin, BBC Online, 11 dhjetor 2011
- ^ Angharad Hampshire, Former French prime minister Dominique de Villepin says art helped him survive politics, South China Morning Post, 21 mars 2015