Jump to content

Demografia e Brazilit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 45: Rreshti 45:
[[hr:Razvoj stanovništva u Brazilu]]
[[hr:Razvoj stanovništva u Brazilu]]
[[lt:Brazilijos demografija]]
[[lt:Brazilijos demografija]]
[[nl:Leeftijdsopbouw in Brazilië]]
[[no:Brasils demografi]]
[[no:Brasils demografi]]
[[pt:Demografia do Brasil]]
[[pt:Demografia do Brasil]]

Versioni i datës 13 tetor 2009 00:37

Brazili i ka 196.342.592 banorë[1].

Popullsia e Brazilit është shumë e përzier, për nga përbërja etnike, dhe raciale. Popullsinë e përbëjnë indianët, të bardhët, zezakët, mistikët dhe mulatët.

Indianët janë popull më i vjetër në Brazil. Ata jetojnë në viset e brendshme të shtetit, përkatësisht në në viset e dendura të Amazonës. Përbëjnë vetëm 1 % të popullsisë së Brazilit.

Të bardhët janë pasardhës të emigrantëve evropian, përkatësisht portugezë dhe spanjollë. Ata përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, rreth 55 %. Mulatët dhe mistikët përbëjnë rreth 6 % të popullsisë së Brazilit.

Shpërndarja e popullsisë është e ndryshme. Dendësia më e madhe e popullsisë është rreth viseve bregdetare të Oqeanit Atlantik dhe Pllajës së Brazilit ku jetojnë 90 % e popullsisë. Viset moçalike dhe pyjet e dendura ekuatoriale të Amazonisë, ku jetojnë fiset indiane janë shumë rrallë të banuara.

Popullsia cilësohet shtim të lartë, me numër të madh të analfabetëve. Popullsia është e moshës së re. Shumica e popullsisë së Brazilit janë të besimit katolik.

Pjesa më e madhe e popullsisë rreth 77 % jeton në qytete.

Statistikat

Në Brazil parë sipas moshës popullsia është e ndarë në:

27 % nga mosha 0 gjer në 14 vite ku 26 986 909 janë meshkuj dhe 25 961 947 femra ;
66,8 % nga mosha 15 gjer në 64 vite ku 64 939 225 janë meshkuj dhe 66 157 812 femra ;
6,3 % mbi moshën 65 vjeçare ku 5 182 987 janë meshkuj dhe 7 113 707 femra[1].

Pra sipas këtyre të dhënave shihet qartë se në moshën e re ka më shumë meshkuj, kurse në moshën mesatare dhe atë të pleqërisë ka më shumë femra. Pra jeta mesatare e femrës braziliane është më e gjatë me mesatarisht 75,45 vite, përkundër asaj të mashkullit brazilian me mesatarisht 68,15 vite që përbëjnë një jetë mesatare të popullsisë braziliane me 71,71 vite.

Referencat

  1. ^ a b CIA.gov - Brazili - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.

Shih edhe

Lidhje të jashtme