Stefan Dushani
Appearance
Stefan Urosh IV Dushan Nemanjiqi (serbisht: Стефан Урош IV Душан Немањић; 1308 – 20 dhjetor 1355), ishte Mbret i Serbisë nga 8 shtatori 1331 kurse nga prilli 1346 deri në vdekjen e tij u vetëshpall Perandor dhe Autokrat i Serbëve, Bullgarëve, Grekëve dhe Shqiptarëve.
Dushani pushtoi një pjesë të madhe të Evropës juglindore, duke u bërë një nga mbretërit më të fuqishëm të epokës. Ai miratoi kushtetutën e Perandorisë serbe, e njohur si Kodi i Dushanit, ndoshta vepra letrare më e rëndësishme e mesjetës së Serbisë.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4f/Serbian_Empire_1358.jpg/220px-Serbian_Empire_1358.jpg)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fine, Jr., The Late Medieval Balkans, Ann Arbor, 1987.