Jump to content

Pjotër Çajkovski

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pyotr Tchaikovsky, 1888[a]

Pjetër Iljiç Çajkovskij (rusisht: Пётр Ильич Чайковский[b], shqip: 'Pjotër Iliç Çajkovski')[c] 7 Maj 1840 – 6 Nëntor 1893), ishte një kompozitor i madh rus i erës romantike si edhe dirigjent dhe pedagog. Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për karakterin e theksuar rus si edhe për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetuara me meloditë popullore kombëtare.

Çajkovski jetoi dhe krijoi në të njëjtën periudhë kur jetuan dhe krijuan veprat e tyre "Grupi i të pestëve" por orientimi ideo-estetik i këtij kompozitori dallohet nga programi ideor i "Grupit të fuqishëm". Çajkovski u mbështet krijimtarinë e tij në traditat e klasikëve dhe të romantikëve të Evropës Perëndimore e në radhë të parë të kompozitorëve gjermanë e francezë.

  • Nr.1 SOL Minor op.13 "Enderra dimerore"
  • Nr.2 DO Minor op.17 "Rusia e vogel"
  • Nr.3 RE Maxhor op.20 "Polaka"
  • Nr.4 FA Minor op.36 "1877"
  • Nr.5 MI Minor op.64 "1888"
  • Nr.6 SI Minor op.74 "Patetika"
  1. ^ Publikuar në 1903
  2. ^ Петръ Ильичъ Чайковскій në skenarin rus para-revolucionar.
  3. ^ Emri i tij shqiptohet gjithashtu si Pëtr ose Petër; Iliç; Çajkovski ose Tçajkovski