Sakramenti
Sakramenti (lat. sacramentum = shenjtërim) është një besim dhe ushtresë e ritit të krishterë që ndërmjetëson Hirin e Perëndisë tek njeriu, duke themeluar kështu një mister të shenjtë. Pikëpamjet lidhur me çështjet se cilat rite janë sakramentale, dhe kur një veprim është sakramental ndryshojnë midis besimeve dhe traditave të krishtera.
Përkufizimi më i pajtueshëm i një sakramenti pohon se ai është një shenjë e jashtme e dukshme që shpie në hirin e brendshëm shpirtëror. Sakramentet më të pranuara gjerësisht janë pagëzimi dhe kungimi; megjithëse besime të tjera të krishtera përfshijnë edhe pesë sakramente të tjera: krezmimin, shugurimin, rrëfimin, vajimin, dhe martesën.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qindvjeçarët e parë të krishterimit sakramenti tregonte tërësinë e veprimtarive të shenjta, rrjedhimisht domethënia dhe numri i sakramenteve erdhi duke u përkufizuar dhe është shumë i ndryshëm në besimet e krishtera.
Në lidhje me sakramentet Shën Agostini thotë se kisha jeton shumë sakramente, dhe rendit sakramentin e pagëzimit (ujit të bekuar), martesës, kungimit (eukaristisë) etj.
Në disa raste emërtimi sakrament përdoret në rrethana abstrakte për të treguar veprën e Perëndisë nëpërmjet njeriut: p.sh. "sakramenti i shpëtimit", "sakramenti i bashkimit", etj.
Kisha Katolike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sakramentet janë shenja të dukshme dhe të frytshme të hirit, themeluar nga Krishti dhe besuar Kishës, nëpërmjet të cilave na jepet jeta Hyjnore. Sakramentet në Kishën Katolike janë shtatë dhe ndahen në tre grupe:
Sakramente të hyrjes në jetën e krishterë (iniciacionit): Pagëzimi, Krezmimi dhe Ekuaristia apo Kungimi.
Sakramente të shërimit: Rrëfimi dhe Vajimi
Sakramente në shërbim të bashkësisë dhe të misionit: Urdhri i Shenjtë dhe Martesa.
1-Pagëzimi: do të thotë <<të zhytësh>> në ujë. Kush pagëzohet zhytet në vdekjen e Krishtit dhe ngjallet me Të si <<krijesë e re>> (2 Kor 5,17). Quhet edhe <<larje rilindjeje dhe ripërtritjeje në Shpirtin Shenjt>>(Tt 3,5), dhe <<ndriçim>>, sepse i pagëzuari bëhet <<Biri i dritës>> (Ef 5,8). Pra Pagëzimi nuk është vetëm një shenj, ajo bëhet e gjallë në Krishtin, pra Pagëzimi shlyen mëkatin e rrjedhshëm, të gjitha mëkatet vetjake dhe dënimet që meriton mëkati; na bënë të marrim pjesë në jetën Hyjnore trinitare me anë të hirit shenjtërues, hiri i shfajësimit që na bën një trup me Krishtin dhe Kishën e Tij. I pagëzuari i përket përgjithmonë Krishtit: është i shënuar, me vulën e pashlyeshme të Krishtit.
2- Krezmimi ose Përforcimi: Quhet krezmim (në Kishat Lindore: Mirosja) për shkak të ritit të tij thelbësor që është lyerja. Quhet Përforcim, sepse miraton dhe përforcon hirin pagëzimor. Efekti i Krezmimit është zbrazja e veçantë e Shpirtit Shenjt, sikurse ajo e Rrëshajës. Një zbrasje e tillë vulos në shpirt karakterin e pashlyeshëm dhe sjell një rritje të hirit pagëzimor: na rrënjos me thellësisht në bijësin hyjnore; na bashkon më fort me Krishtin dhe me Kishën e Tij; na përforcon në shpirt dhuratat e Shpirtit Shenjt; na dhuron një forcë të veçantë për të dëshmuar fenë e krishterë.
3- Ekuaristia apo Kungimi: Është vetë flija e Trupit dhe e Gjakut të Zotit Jezus, që Ai e themeloi për ta përjetësuar në shekuj, deri në kthimin e Tij, flinë e Kryqit, duke ia besuar kështu Kishës së Tij përkujtimin e Vdekjes dhe të Ngjalljes së Vet. Është shenja e njësisë, lidhja e dashurisë, gostia pashkore, gjatë të cilës merret Krishti, shpirti mbushet plot me hir dhe jepet pengu i jetës së pasosur. Për Kishën Katolike Ekuaristia është burim dhe kulm i krejt jetës së krishterë.
4- Sakramenti i Rrëfimit: Ndryshe njihet edhe si sakramenti i Pendesës, Faljes, Pajtimit dhe i Kthimit. Meqënëse jeta e re në hirin e marrë në Pagëzim nuk e ka asgjësuar dobësinë e natyrës njerëzore dhe as prirjen për kah mëkati (dmth lakminë), Krishti e ka themeluar këtë Sakrament për kthimin e të pagëzuarve, të cilët janë larguar prej tij me mëkat. Zotëria i ngjallur e ka themeluar këtë Sakrament kur mbrëmjen e Pashkës iu dëftua Apostujve të vet dhe u tha << Merreni Shpirtin Shenjt! Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen>> (Gjn 20,22-23).
5- Sakramenti i Vajimit: Duke pranuar prej Zotërisë detyrën që t'i shërojë të sëmurët, Kisha angazhohet që ta realizojë këtë detyrë duke u kujdesur për të sëmurët kujdes ky i shoqëruar me lutje ndërmjetësimi. Ky Sakrament si të gjithë të tjerët u themelua nga vetë Krishti dhe u përforcua nga Shën Jakobi: <<Është ndokush nga ju i sëmurë ? Le t'i thërrasë udhëheqësit e Kishës! Ata le të luten mbi të duke e lyer me vaj në emër të Zotërisë>> (Jak 5,14-15). Mund ta marrë besimtari, i cili për shkak të sëmundjes ose të pleqërisë gjendet në fill të vdekjes. Po ky besimtar mund ta marrë edhe herë të tjera nëse përkeqësohet sëmundja ose nëse paraqitet ndonjë sëmundje tjetër e rëndë. Mundësisht kremtimit të këtij Sakramenti duhet t'i paraprijë rrëfimi vetjak i të sëmurit.
6- Sakramenti i Urdhërit: Është Sakramenti, falë të cilit misioni që Krishti u besoi Apostujve të Vet, vazhdon të ushtrohet në Kishë deri në mbarimin e kohëve. Urdhëri dëfton një trup kishtar, në të cilin merret pjesë nëpërmjet një shugurimi të veçantë (Urdhri i Shenjtë), i cili, falë një dhurate të veçantë të Shpirtit Shenjt, lejon ushtrimin e një pushteti të shenjtë në emër dhe me autoritetin e Krishtit, në shërbim të popullit të Hyjit.
7- Sakramenti i Martesës: Hyji i cili është dashuri dhe që e ka krijuar njeriun për dashuri, e ka thirrur atë që të dojë. Duke e krijuar burrin dhe gruan, i ka thirrur në Martesë drejt një bashkësie të thellë jete dhe dashurie mes tyre <<kështu [që] ata nuk janë më dy, po një trup i vetëm>> (Mt 19,6). Duke i bekua ata, Hyji u tha << Shtohuni e shumohuni>> (Zan 1,28). Bashkimi martesor, sipas planit zanafillor hyjnor, është i pazgjidhshëm, siç e thekson vetë Jezu Krishti : <<Çka bashkoi Hyji, njeriu mos guxojë të [ta] ndajë (Mk 10,9)>>.
Ortodoksi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Protestantizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]RITET E KISHËS (sakramentet) Një rit është tërësia e veprimeve të një kulti fetar, sipas një rregulli të caktuar, në këtë rast, sipas një urdhri të Zotit. Jezusi themeloi dy rite të veçanta për dishepujt e tij dhe kështu për Kishën: pagëzimin dhe darkën e Zotit. Të dy ritet quhen latinisht sakramenta. Kjo fjalë përdorej për betimin që bënte një ushtar romak, kur hyri në ushtri. Kështu quhet, sepse në këto dy rite, të krishterët bënin një betim. Në rastin e pagëzimit ata betoheshin të bënin një jetë që do t’i sillte nder Zotit, kurse në rastin e darkës së Zotit ata e përtërinin këtë betim.
a) PAGËZIMI: ky është riti nismëtar në komunitetin e të shpëtuarve;
d.m.th. në kishë. Ky është jo vetëm një dëshmim publik për besimin te
Jezusi, por edhe një identifikim publik me komunitetin e të shpëtuarve.
Duke u pagëzuar, besimtari lidhet me këtë komunitet – që sot e tutje ata
janë të afërmit shpirtërorë: vëllezërit dhe motrat e tij (ose e saj) në Zotin.
Ai betohet t’i ndihmojë, t’i dojë dhe sipas nevojës të japë jetën e tij për ta.
Ky është një veprim revolucionar. Për shumicën e njerëzve në Evropën
jugore, fqinji është armiku. Konsiderohet si një sjelle normale për të qenë
të poshtër ndaj njëri-tjetrit, ta shuar njëri-tjetrin. Pagëzimi, i cili është
shënim i rilindjes shpirtërore, shënon një kthesë të plotë, përsa i përket
këtij qëndrimi. Prandaj, është një turp kur të krishterët sillen ndaj njëri-
tjetrit sikur ata s’ishin aspak të krishterë – një sjellje e tillë quhet në Bibël
ecje sipas natyrës së vjetër, e kjo është një sjellje e palogjikshme. Pasi ende
kemi brenda nesh natyrën e vjetër veç Shpirtit të shenjtë, kuptohet vetëvetiu
se herët a vonë do të bëjmë mëkat kundër vëllait tonë. E çfarë
atëherë?
Duhet sa më shpejt të pendohemi dhe të kërkojmë ndjesë pranë
tij.
Rikthimi i marrëdhënies së zakonshme me vëllanë tonë është e domosdoshme.
b) DARKA E ZOTIT: kjo është në shkallë të gjerë ripërtëritja e betimit
që bëmë me rastin e pagëzimit. Vetë Jezusi caktoi që të mblidhemi (kisha
e parë mblidhej një herë në javë) për të mbajtur mend vdekjen pajtuese
të Jezusit, d.m.th. çmimin e shpëtimit tonë. Pjesëmarrja në darkën e Zotit
është gjithashtu një dëshmim publik për shpëtimin tonë – me këtë ne
dëshmojmë që jemi të shpëtuar, që vetë e përvetësuam flijimin pajtues të
Jezusit. Pjesëmarrje në Darkën e Zotit është gjithashtu një rast për ta
138
kontrolluar vetveten, e sipas nëvojes për t’u penduar, për të vihemi rishtas
në rregull me Zotin në qoftë se jeta jonë është bërë në kundërshtim
me atë që dëshmojmë.
Darka e Zotit është gjithashtu rast për t’u pajtuar me njëri-tjetrin në
kuadrin e komunitetit. Në qoftë se jemi grindur me vëllanë e në qoftë se
ende nuk e shohim dot me sy, atëherë duhet të pajtohemi me të.
Ideja e flijimit të ripërtërirë: Cipriani i kishës së Afrikës veriore mësonte (me të drejtë) që gjatë eukaristisë besimtarët i rikushtohen Krishtit, sepse sakramenti është zotim që merret me rastin e pagëzimit dhe ripërtëritet me rastin e eukaristisë (Darkës së Zotit). Ky rikushtim mund to quhet edhe riflijim (sh. Heb 13,16: Mos e harroni bëmirësinë dhe ndihmën bashkësisë, sepse flitë e tilla i pëlqejnë Perëndisë. si dhe 1 Pj 2,5 që edhe ju, si, gurë të gjallë, të ndërtoheni Shtëpi shpirtërore, për të qenë meshtari e shenjtë për të kushtuar fli shpirtërore, që i pëlqejnë Hyjit nëpër Jezu Krishtin. Këtë kuptim të rikushtimit e kishte edhe Agostini, e jo atë të flijimit të ripërtërirë.
Mjerisht pasardhësit e Ciprianit e keqkuptuan dhe e shtrembëruan mësimin e tij duke pohuar se vetë flijimi ishte ripërtërirë me rastin e eukaristisë (eukaristia është fjalë greke që do të thotë falënderimi e jo ndonjë rit magjik).
Domethënia e amshuar e sakramenteve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Sakramentet si mjet i hirit.
- [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)Forumi shqiptar: Sakramente si mjetet e shëlbimit.