Jump to content

Shteti Perandorak i Iranit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
کشور شاهنشاهی ایران
Kešvar-e Šâhanšâhi-ye Irân
Flag of Shteti Perandorak i Iranit
Flamuri
Coat of arms e Shteti Perandorak i Iranit
Stema
Himni: Himni Perandorak i Iranit
KryeqytetiTehrani
Gjuhët zyrtarePersisht
Qeveria
Lloji i qeverisjesMonarkia kushtetuese unitare parlamentare
Popullsia
• Përllogaritje
37,252,629
Të dhëna të tjera

Shteti Perandorak i Iranit (Persisht: کشور شاهنشاهی ایران, romanizuar: Kešvar-e Šâhanšâhi-ye Irân), i njohur gjithashtu si Shteti Perandorak i Persisë nga viti 1925 deri më 1935, ishte një shtet sovran në Azinë Perëndimore i cili kufizohej me Turqinë dhe Irakun në perëndim, Bashkimin Sovjetik në veri, Afganistanin dhe Pakistanin në lindje dhe ndanin një kufi detar me Omanin drejt jugut. Me një popullsi prej 37 milion banorësh në vitin 1979, dhe Tehrani si kryeqyteti i saj.

Ajo drejtohej nga Dinastia Pehlevi, shtëpia e fundit në pushtet e Iranit, nga viti 1925 deri më 1979, kur monarkia persiane u përmbys dhe u shfuqizua si rezultat i Revolucionit Iranian. Dinastia u themelua nga Reza Shah Pehlevi në vitin 1925, një ish-gjeneral brigade i Brigadës persiane Kozak, mbretërimi i të cilit zgjati deri më 1941, kur ai u detyrua të abdikonte nga Aleatët pas pushtimit Anglo-Sovjetik në Iran. Ai u pasua nga djali i tij, Muhammed Riza Pehlevi, Shahu i fundit i Iranit.

Pehlevët erdhën në pushtet pasi Ahmed Shah Kaxhar, sundimtari i fundit Kaxhar i Iranit, u tregua i paaftë për të ndaluar cënimin britanik dhe sovjetik të sovranitetit iranian, pozicioni i tij u dobësua jashtëzakonisht nga një grusht shteti ushtarak dhe u hoq nga pushteti nga parlamenti ndërsa ishte në Francë. Parlamenti iranian, i njohur si Mexhlis, rrëzoi të riun Ahmed Shah Kaxhar dhe shpalli Reza Khan mbretin e ri (shah) të Shtetit Perandorak të Persisë. Në vitin 1935, Reza Shah kërkoi nga delegatët e huaj që të përdorin endonimin Iran në korrespondencën zyrtare dhe emri zyrtar Shteti Perandorak i Iranit u miratua.

Pas grushtit të shtetit në vitin 1953 të mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, sundimi i Muhammed Riza Pehlevit u bë më autokratik dhe ishte në përputhje me Bllokun Perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë, megjithëse ai miratoi një seri reformash ekonomike dhe sociale të njohura si Revolucioni i Bardhë. Deri në vitin 1978 Shahu u përball me pakënaqësinë në rritje të publikut dhe një lëvizje në rritje revolucionare popullore e udhëhequr nga ajetullahu Shia Ruhollah Homeini. Pehlevi i dytë u internua me familjen e tij në janar 1979, duke shkaktuar një seri ngjarjesh që çuan shpejt në fundin e monarkisë dhe të shtetit dhe fillimin e Republikës Islamike të Iranit më 11 shkurt 1979.