Universiteti i Prishtinës
Latin: Universitas Studiourum Prishtiniensis | |
Lloji | Publik, Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë |
---|---|
Themelimi | 1999 |
Rektori | Qerim Qerimi [1]
Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine 31.05.2016</ref> [2] |
Location | , Kosovë |
Kampusi | Urban, Veror |
Affiliations | Universititi i Prishtines |
Faqja zyrtare | Faqja Zyrtare |
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" (UP) është universitet publik ne Prishtine, Kosovë. Universiteti i Prishtinës (1969–99) ishte universiteti me i madh dhe me i vjetër në Kosovë.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1958). Në fillim kishte këto grupe mësimore: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë, i Gjeografisë dhe i Kimisë, Grupi i BAT-it dhe i Fizikës, Grupi i Matematikës dhe i Fizikës. Në vitin e parë shkollor 1958/59 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Në vitin shkollor 1961/62 u hap paralelja e SHLP të Prishtinës në Prizren, ku u regjistruan 100 studentë, 48 prej të cilëve ishin shqiptarë. Në vitin 1962 SHLP e Prizrenit bëhet e pavarur. SHLP e Prishtinës themeloi edhe Qendrën për studime me korrespondencë në Novi Pazar, me 50 studentë.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969.[3] Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.
Fakultetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fakulteti Filozofik i UP-së
- Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
- Fakulteti i Filologjisë
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti Ekonomik
- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
- Fakulteti i Mjekësisë
- Fakulteti i Arteve
- Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
- Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë
- Fakulteti i Kulturës Fizike
- Fakulteti i Edukimit (Dega Prishtine, Gjakove, Prizren, Gjilan)
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
- Fakulteti i Gazetarisë
Bashkepunime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti i Prishtinës është anetarë i plotë i Asociacionit te Universiteteve Evropiane [4]
Doctor Honoris Causa[5]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1975 - Josip Broz Tito – Jugosllavi (Kryetar i ish-Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë)
- 1976 - Fakhruddin Ali Ahmed – Indi (Kryetar i Republikës së Indisë)
- 1987 - Dragiša Ivanović – Jugosllavi (Profesor i Universitetit të Beogradit)
- 2001 - Michael Weninger – Austri (Ambasador i Austrisë në Beograd)
- 2002 - Bernard Kouchner – Francë ( Kryeadministrator i OKB-së në Kosovë)
- 2003 - William Kerr – SHBA (Kryetar i Kolegjit La Roche)
- 2003 - Bill Clinton – SHBA (President)
- 2003 - Ismail Kadare - Shkrimtar shqiptar
- 2004 - Wolfgang Benedek – Austri (Profesor në Fakultetin Juridik, Grac, Austri)
- 2008 - Bamir Topi – Shqipëri (President i Republikës së Shqipërisë)
- 2009 - Erhard Busek – Austri (Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Salzburg, Austri)
- 2009 - Sali Berisha – Shqipëri (Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)
- 2009 - Albert Rohan – Austri (Ambasador)
- 2010 - Tony Blair – Mbretëria e Bashkuar (Kryeministër)
- 2010 - Doris Pack – Gjermani (Anëtare e Parlamentit Evropian)
- 2010 - Recep Tayyip Erdogan – Turqi ( Kryeministër i Republikës së Turqisë)
- 2011 - Adem Demaçi – Republika e Kosovës (Veprimtar i Çështjes Kombëtare)
- 2012 - Noel Malcolm – Mbretëria e Bashkuar (historian eminent)[6]
Anëtar nderi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ali Hadri, akademik
- Dervish Rozhaja, akademik
- Ejup Statovci, ish-rektor i Universitetit të Prishtinës
- Eshref Ademaj, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
- Fehmi Agani, akademik
- Gazmend Zajmi, akademik
- Ukshin Hoti, anëtar nderi i Universitetit të Prishtinës.[7]
Ish-studente te njohur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fehmi Agani, doktoruar ne sociologji më 1973 në Fakultetin Filozofik.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Universiteti i Tiranës
- Universiteti i Novi Pazarit
- Universiteti Shtetëror i Tetovës
- Universiteti i Evropës Juglindore
- Rrjeti i Universiteteve të Ballkanit
- Universiteti Veror i Prishtinës
- Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja Zyrtare Arkivuar 7 shtator 2008 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://www.rtklive.com/en/news-single.php?ID=22144
- ^ https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,40,1188
- ^ Hajrullah Koliqi:40 vjet të tempullit tonë të diturisë /Shkrime për Universitetin e Prishtinës/, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2010, fq. 62. ISBN 978-9951-00-107-6
- ^ http://www.eua.be/index.php?id=72
- ^ "Titujt e nderit". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 2 gusht 2018.
- ^ Grup autorësh:Tempulli i dijes (monografi) 1970 - 2012 Arkivuar 25 prill 2017 tek Wayback Machine, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2012, fq. 75. ISBN 978-9951-00-145-8
- ^ Grup autorësh:Tempulli i dijes (monografi) 1970 - 2012 Arkivuar 25 prill 2017 tek Wayback Machine, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2012, fq. 94. ISBN 978-9951-00-145-8
- Artikuj që përmbajnë tekst në Latin
- Articles using infobox university
- Pages using infobox university with the affiliations parameter
- Wikipedia articles with VIAF identifiers
- Wikipedia articles with LCCN identifiers
- Wikipedia articles with ISNI identifiers
- Wikipedia articles with GND identifiers
- Wikipedia articles with BNF identifiers
- Wikipedia articles with BIBSYS identifiers
- Universiteti i Prishtinës
- Universitete në Kosovë
- Arsimi në Prishtinë
- Arsimi i lartë në Kosovë