Jump to content

Wikipedia:Marrëveshja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vendimet në Wikipedia janë marrë kryesisht me marrëveshje të përgjithshme (Anglisht: consensus; nga latinishtja: cōnsēnsus), e cila është pranuar si metoda më e mirë për të arritur qëllimet e Wikipedisë, pra, pesë shtyllat. Marrëveshja në Wikipedia nuk nënkupton unanimitet (që është ideale, por jo gjithmonë e arritshme), as nuk është rezultat i votës. Marrja e vendimeve dhe arritja e marrëveshjes përfshijnë një përpjekje për të përmbajt të gjitha çështjet e propozuara nga redaktorët, duke përkatur politikat dhe udhëzimet e Wikipedisë.

Arritja e marrëveshjes

[Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktorët zakonisht arrijnë marrëveshjen si një proces natyror. Pas ndryshimit të një faqeje, të tjerët që e lexojnë atë mund të zgjedhin nëse do të ndryshojnë atë më tej. Kur redaktorët nuk arrijnë marrëveshje nëpërmjet redaktimit, dialogu në faqet e diskutimit të lidhura vazhdon derisa të arrihet marrëveshja.

Një vendim marrëveshje merr parasysh të gjitha çështjet e duhura të ngritura. Idealisht, ai arrin me një mungesë kundërshtimi, por shpesh ne duhet të vendosim për një marrëveshje aq të gjerë sa mund të arrihet. Kur nuk ka një marrëveshje të gjerë, ndërtimi i marrëveshjes përfshin përshtatjen e propozimit që tërheq kundërshtarët pa humbur ata që pranuan propozimin fillestar.

Nëpërmjet redaktimit

[Redakto nëpërmjet kodit]
Si arrihet marrëveshja. Kur të bëhet redaktimi, redaktorët e tjerë mund ta pranojnë atë, ta ndryshojnë ose ta kthejnë atë. Kërkoni një kompromis do të thotë "përpiqeni për të gjetur një zgjidhje përgjithësisht të pranueshme", ose nëpërmjet redaktimit të vazhdueshëm ose nëpërmjet diskutimit.

Marrëveshja është një proces normal dhe zakonisht i nënkuptuar dhe i padukshëm në të gjithë Wikipedian. Çdo redaktim që nuk kundërshtohet ose kthehet nga një redaktor tjetër mund të supozohet të ketë një marrëveshje. Duhet që redaktimi më vonë të rishikohet nga një redaktor tjetër pa debat edhe mund të supozohet se është arritur një marrëveshje të re. Në këtë mënyrë, enciklopedia gradualisht shtohet dhe përmirësohet me kalimin e kohës.

Të gjitha redaktimet duhet të shpjegohen (në mos arsyeja për to është e dukshme) ose me përmbledhje të qartë të redaktimit që tregon arsyen pse ndryshimi është bërë ose me bisedim në faqen e dikutimeve të shoqëruara. Përmbledhje substanciale dhe informative të redaktimeve tregojnë cilat çështje duhet të adresohen në përpjekjet e mëvonshme për të arritur marrëveshjen. Përmbledhjet e redaktimit janë veçanërisht të rëndësishme kur kthehen veprimet e një tjetër redaktori në mirëbesim. Rikthimet e përsëritura janë në kundërshtim me politikën e Wikipedisë nën "luftën e redaktimeve", me përjashtimin e rasteve të përcaktuara të bazuara në politika dhe e rikthimeve të vandalizmave.

Me përjashtim të rasteve të prekura nga politikat dhe udhëzimet e përmbajtjes, shumica e mosmarrëveshjeve mbi përmbajtjen mund të zgjidhen nëpërmjet ndryshimeve të vogla në vend që të merret një pozitë të ngurtë. Shpesh, një riformulim i thjeshtë do të kënaqë të gjitha shqetësimet e redaktorëve. Nëse ndryshimet vijnë përmes redaktimit ose përmes diskutimit, enciklopedia është përmirësuar më së miri përmes bashkëpunimit dhe marrëveshjes, jo përmes luftimit dhe dorëzimit.

Duhet të jeni të guximshëm, por jo të pamatur. Në shumicën e rasteve, gjëja e parë që duhet provuar është një redaktim në faqe, dhe nganjëherë duke bërë një redaktim të tillë do të zgjidhë një mosmarrëveshje. Përdorni përmbledhje të qarta të redaktimit që shpjegojnë qëllimin e redaktimit. Nëse redaktimi është rikthyer, provoni të bëni një redaktim kompromisi që adreson shqetësimet e redaktorëve të tjerë. Përmbledhjet e redaktimeve janë të dobishme, por mos u përpiqni të diskutoni mosmarrëveshjet në shumë përmbledhje të redaktimeve, veprim i cili konsiderohet përgjithësisht si luftë redaktimi dhe mund të shkaktojë sanksione. Nëse një redaktim është rikthyer dhe redaktimet e mëtejshme duken të ngjarë të përmbushin të njëjtin fat, krijoni një seksion të ri në faqen e diskutimit për të shtjelluar çështjen.

Nëpërmjet diskutimit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kur marrëveshja nuk mund të arrihet vetëm nëpërmjet redaktimit, procesi i arritjes së marrëveshjes bëhet më i qartë: redaktorët hapin një seksion në faqen e diskutimit dhe përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjen nëpërmjet dialogut. Këtu redaktorët përpiqen të bindin të tjerët, duke përdorur arsye të bazuara në politika dhe në burime; ata gjithashtu mund të këshillojnë zgjidhje alternative ose kompromise që mund të kënaqin të gjitha shqetësimet. Rezultati mund të jetë një marrëveshje që nuk kënaq secilin plotësisht, por që të gjithë e njohin si një zgjidhje të arsyeshme. marrëveshja është një proces i vazhdueshëm në Wikipedia; shpesh është më mirë të pranosh një kompromis më pak se perfekt – me kuptimin që faqja po përmirësohet gradualisht – sesa të përpiqesh të luftosh për të zbatuar menjëherë një version të preferuar. Cilësia e artikujve me redaktorët luftarakë është, zakonisht, shumë më e ulët se ajo e artikujve ku redaktorët marrin një pamje më të gjërë.

Kur redaktorët kanë kaluar disa kohë pa arritur marrëveshjen, mundet të merren disa rrugë për ndërtimin e marrëveshjes (mendimet e palëve të treta, kërkesat për komente) dhe rrugë edhe më ekstreme që do të marrin hapa autoritare për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes (ndërhyrja e administruesve, ndërhyrie zyrtare, arbitrazhe). Megjithatë, mbani parasysh se administruesit janë kryesisht të përqendruar me udhëzimet dhe sjelljen e redaktorëve dhe nuk do të vendosin në mënyrë autoritare çështjet e përmbajtjeve. Ata mund të bllokojnë redaktorët për sjelljet që ndërhyjnë në procesin e marrëveshjes (të tilla si ndërhyrjet në ndryshimet e versioneve, keqpërdorimi i llogarive të shumëfishta ose mungesa e mirësjelljes). Ata gjithashtu mund të marrin vendime nëse redaktimet janë apo s'jan në përputhje të udhëzimeve, por zakonisht nuk shkojnë përtej veprimeve të tilla.